Casemiro shpërthen në lot pas eliminimit të Brazilit: Kemi zhgënjyer miliona njerëz, më vjen keq

Casemiro shpërthen në lot pas eliminimit të Brazilit: Kemi

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka lënë gjurmë të thella te futbollistët e kombëtares, ndërsa një nga momentet më prekëse pas humbjes ishte reagimi i Casemiros, i cili nuk arriti t’i mbante lotët gjatë një interviste.

Mesfushori brazilian u emocionua pas një pyetjeje të një gazetareje të Cazé TV, e cila i kujtoi ndikimin që eliminimi i “Seleçaos” ka pasur te miliona tifozë në Brazil.

“Është e vështirë të gjej fjalët”, tha Casemiro mes lotësh.

“Jam një njeri i privilegjuar dhe ndihem shumë krenar për atë që kemi bërë këtu, unë dhe të gjithë shokët e skuadrës. Jam krenar edhe për këtë brez lojtarësh, edhe pse nuk arritëm ta fitojmë Kupën e Botës.”

Mesfushori pranoi se skuadra nuk ia doli të përmbushte pritshmëritë e tifozëve.

“Ne u përpoqëm dhe bëmë maksimumin. E dimë se kemi zhgënjyer mijëra, madje miliona njerëz, siç e thatë edhe ju. Por jeta vazhdon. Në momente të tilla dëshiron vetëm të jesh pranë familjes dhe fëmijëve të tu. Është shumë e vështirë. Më vjen sinqerisht keq”, përfundoi Casemiro, duke mos i fshehur emocionet pas eliminimit të Brazilit nga Botërori.

EMISIONET