JD Vance: Marrëveshja me Iranin do të ketë mekanizëm verifikimi. Ja kur pritet nënshkrimi

JD Vance: Marrëveshja me Iranin do të ketë mekanizëm

Shtetet e Bashkuara po vijojnë përgatitjet për finalizimin e marrëveshjes me Iranin, ndërsa zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka dhënë detaje mbi procesin dhe hapat që pritet të ndiqen në ditët në vijim.

Në një intervistë për CNBC, Vance bëri të ditur se marrëveshja do të përfshijë një mekanizëm verifikimi me dy hapa, i cili do të përdoret për zbatimin dhe monitorimin e angazhimeve të palëve.

Ai tha gjithashtu se Uashingtoni synon që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për transportin ndërkombëtar detar në afat të gjatë, pa tarifa tranziti.

Sipas Vance, negociatat me Teheranin vijojnë ende dhe disa çështje mbeten të pazgjidhura.

Gjatë bisedimeve, palët do të përcaktojnë pikat ku mund të arrihen kompromiset e nevojshme për finalizimin e marrëveshjes.

Ceremonia e nënshkrimit është planifikuar të zhvillohet më 19 qershor. SHBA pret që Irani të përfaqësohet nga zyrtarë të lartë, përfshirë kryetarin e parlamentit dhe ministrin e Jashtëm.

Ndërkohë, administrata amerikane synon të publikojë tekstin e plotë të marrëveshjes gjatë kësaj jave

EMISIONET