VIDEO/ Plazhe publike me çmime simbolike në Shkodër, kushte dinjitoze për të gjithë pushuesit

VIDEO/ Plazhe publike me çmime simbolike në Shkodër, kushte

Plazhi publik i menaxhuar nga bashkia e Shkodrës do të ofrojë këtë sezon turistik çmime simbolike dhe kushte dinjitoze për të gjithë pushuesit që zgjedhin këtë vijë bregdetare për të kaluar pushimet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vija bregdetare e Shkodrës, ku bashkia këtë vit ofron një model të ri menaxhimi.

Plazhi i menaxhuar nga bashkia Shkodër do të ketë çmimin simbolik prej 400 lekësh, me synimin që të jetë i kapshëm për të gjithë qytetarët dhe për gjithë vizitorët.

Sipas përfaqësuesve të bashkisë, “kjo tarifë do të ndihmojë për të ofruar shërbime cilësore, pastërti dhe rehati për të gjithë”.

Ky është një model i ri administrimi që synon që t’i ofrojë shërbime cilësore të gjithë qytetarëve me çmime shumë të arsyeshme.

EMISIONET