Tragjedi në Liqenin e Ulzës/ Gjendet i riu i pajetë, dyshohet se ka humbur jetën gjatë...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku një i ri dyshohet se ka humbur jetën teksa po lundronte me motor uji.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Në zonë ka shkuar edhe Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, për të ndjekur nga afër hetimet. Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për banor të zonës apo turist.
Autoritetet po vijojnë kërkimet dhe verifikimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të dhëna më të plota mbi ngjarjen. Liqeni i Ulzës është një zonë e frekuentuar gjatë verës për aktivitete ujore.

