I zinte rrugën traktorit, fermeri zhvendos gurin e kufirit, bën Belgjikën më të madhe e Francën më të vogël

I zinte rrugën traktorit, fermeri zhvendos gurin e kufirit, bën

Një fermer në Belgjikë ka ndryshuar pa dashje kufirin e shtetit të tij me Francën.

Fermeri belg, i mërzitur nga guri që i kishte zënë rrugën traktorit të tij, e zhvendosi atë brenda territorit francez.

Njw person i cili ishte duke ecur në pyll vuri re se guri që shënonte kufirin midis dy vendeve ishte zhvendosur 2.29m.

Në vend që të shkaktojë trazira ndërkombëtare, incidenti është pritur me buzëqeshje në të dy anët e kufirit.

"Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është ide e keqe," i tha David Lavaux, kryetar i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1, raporton Ora News.

Kufiri midis Francës dhe Belgjikës, i cili shtrihet 620 km (390 milje), u vendos në bazë të Traktatit të Kortrijk, nënshkruar në 1820 pas disfatës së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më parë. Ajo u shënua nga kufij guri të cilët kanë mbetur në vend që nga ajo kohë.

"Unë jam shumë i lumtur, qyteti im tashmë është më i madh," shtoi kryetari belg me një të qeshur. Por kryetari i bashkisë së Bousignies-sur-Roc nuk ishte dakord.


"Ne duhet të jemi në gjendje të shmangim një luftë të re kufitare," i tha kryetari i bashkisë së fshatit fqinj francez, Aurélie Welonek, për La Voix du Nord.

Autoritetet lokale belge do të kontaktojnë fermerin për t'i kërkuar atij që ta kthejë gurin në vendin ku gjendesh edhe më parë. Nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të përfundojë në ministrinë e jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg.

Z. Lavaux vuri në dukje se fermeri mund të përballet gjithashtu me akuza penale nëse nuk do të veprojë.

 

EMISIONET