FOTO+EMRI/ Tronditëse në Britani! 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në mes të rrugës, dy persona nën hetim për vr*sje

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana tragjike në Britaninë e Madhe, pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në qytetin e Leicesterit. Ngjarja është nën hetim, ndërsa policia ka ndaluar dy persona të dyshuar për vrasje.
Viktima është identifikuar si Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.
Sipas Policisë së Leicestershire, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi ekipet e ambulancës së East Midlands gjetën 28-vjeçarin të plagosur rëndë në Compton Road.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën, i riu u shpall i vdekur në vendngjarje.
Në kuadër të hetimeve, policia arrestoi dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të dyshuar për vrasje. Më pas ata u liruan me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.
Autoritetet britanike po punojnë për të sqaruar rrethanat e krimit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.



