Mbi një ton dr*gë e fshehur në kamion kapet në kufirin Turqi–Greqi!

Mbi një ton dr*gë e fshehur në kamion kapet në kufirin

Autoritetet doganore turke kanë sekuestruar këtë javë mbi një ton drogë të fshehur në një kamion në pikën kufitare të Ipsalas, në veriperëndim të Turqisë, në kufi me Greqinë.

Sipas Ministrisë turke të Tregtisë, ngarkesa e kapur ka një vlerë tregu që tejkalon 55 milionë euro dhe përmbante kryesisht metamfetaminë, heroinë dhe opium të papërpunuar.

Hetimet paraprake tregojnë se kamioni kishte mbërritur nga Irani, ndërsa droga ishte e kamufluar brenda ngarkesës për të shmangur kontrollet kufitare.

Operacioni është konsideruar si një nga goditjet më të mëdha të fundit ndaj trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në rajon. Autoritetet turke kanë bërë të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar gjithsej 33.6 tonë drogë me një vlerë të përafërt prej 840 milionë eurosh.

 

 

 

 

EMISIONET