Kapiteni Mbappé "fanatik" për Deschamps: “Didier është francez, ai na përket neve”…

Kapiteni Mbappé "fanatik" për Deschamps: “Didier

Kylian Mbappé nuk dëshiron ta imagjinojë Didier Deschamps të veshë ndonjë tutë tjetër përveç uniformës së ekipit kombëtar francez.

Të paktën, ai nuk shpreson ta shohë trajnerin e tij aktual të drejtojë një vend tjetër pasi të largohet nga ‘Les Bleus’. "Mënyra më e mirë për t'i bërë homazh është të fitojmë (Kupën e Botës). Sepse ai e do fitoren.

Kështu që ne do të sigurohemi që ai të ketë Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë, duke shpresuar se do të jetë e fundit e tij", deklaroi Mbappé në një intervistë me M6.

“Sepse shpresoj që ai të mos punojë përsëri me një ekip tjetër… Po i bëj presion! E pashë, folëm për Italinë dhe gjithçka, por kjo do të ishte e tmerrshme.” 

Po  Argjentina? “Jo! Në fund të fundit, ai është trajneri Didier Deschamps”, buzëqeshi kapiteni francez. “Ai do të thotë shumë për ne. Mjaft ekipe kombëtare do ta duan atë, duke pasur parasysh punën që ka bërë. Le të marri Italinë një italian! Didier është francez, ai na përket neve”, vazhdoi Mbappé.

EMISIONET