Balla takon VanHorn: Bashkëpunimi me SHBA-në, në nivel të shkëlqyer

Balla takon VanHorn: Bashkëpunimi me SHBA-në, në nivel të

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Balla vlerësoi se bashkëpunimi ynë me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në çdo aspekt bilateral apo në kuadër të organizatave ku aderojmë së bashku.

“Ndërsa SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë dhe së bashku kremtojmë 104-vjetorin e njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, gjithmonë e frytshme biseda me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn”, tha Balla.

Balla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me SHBA në dobi të partneritetit strategjik, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të interesit dhe investimeve amerikane në Shqipëri.

EMISIONET