Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (12 -13 Qershor 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa Veriore, Lindore dhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe erëra të forta, ndërsa gadishulli Iberik dhe brigjet perëndimore do të kenë mot më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, mëngjesi do të sjellë vranësira dhe rrebeshe të përkohshme, kryesisht në veri dhe qendër, ndërsa gjatë ditës moti do të përmirësohet gradualisht.

Temperaturat do të luhaten nga 10°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatare deri në 50 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 4 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore, gadishulli Skandinav dhe pjesë të Europës Qendrore do të vijojnë me mot të paqëndrueshëm, ndërsa pjesa më e madhe e Ballkanit dhe Europës Perëndimore dominohen nga kthjellimet.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Temperaturat do të variojnë nga 7°C deri në 32°C. Era do të fryjë deri në 45 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 3 - 4 ballë.

EMISIONET