Rama flet nga Firence për vaksinat: BE na la jashtë skemës, 'Sinovac' nuk e morëm nga Kina

Rama flet nga Firence për vaksinat: BE na la jashtë skemës,

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në një konferencë të organizuar çdo vit nga Instituti Europian i Studimeve,  ka komentuar dhe fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Rama, shprehet se rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja rrugë për shqiptarët, sakaq ka shtuar se aktualisht  sipas tij ka shumë çështje të tjera që kanë nevojë për zgjidhje në këtë periudhë.

Pyetje: Si mendon se ky rezultat I fitores do të ndikojë te negociatat në BE?

Rama: Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zevëndësuese e BE, si qëllimi im, si desticnacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë.

I pyetur se si është marrëdhënia me Kinën duke qenë se në vendin tonë kanë mbërritur dhe vaksinat e kineze, Rama tha se vaksinat nuk janë marrë drejtëpërdrejt nga Kina dhe se Shqipëria ngeli jashtë, kur nisi shëprndarja e tyre. Por ai shtoi se marrëdhëniet me Kinën janë normale.

Pyetje: Ju bletë shumë vaksina kineze si e shihni këtë marrëdhënie me Kinën dhe sa e rëndësishme është marrëdhënia juaj me Kinën?

Rama  Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale.

Kryeministri foli dhe për reformat në drejtësi duke thënë se do bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit teksa ka shtuar se duhet pak durim. Rama tha se Shqipëria është në një nivel subjektiv politik,  por që nuk ka dhënë detaje se për çfarë e ka fjalën.

“Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , ka staf deligacioni në Shqipëri që I ndjek të gjithja ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjekiv.  Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanëe, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm.  Ne mund t’I bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme."- tha Rama. 

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe votimin e Kryeministrit të Kosovës në Shqipëri Albin Kurti, duke thënë se duhet të punojmë bashkë për të bërë më të mirën për rajonin. Më tej Rama u shpreh optimist për dialogun Kosovë- Serbi.

Pyetje: Ka pasur disa polemika sa i përket faktit që Kryeministri i Kosovës votoi në Shqipëri?

Rama: Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashkuq që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal.

Të  katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur.

 

EMISIONET