Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh

Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë

Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10 orë kërkime për lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Turisti ndërsa ishte duke eksploruar masivet pyjore në Përmet ka humbur orientimin. Pas sinjalizimit në lëvizje janë vendosur strukturat lokale dhe emergjencës.

Kërkimet për gjetjen e tij janë zhvilluar në një zonë malore, me pyje të dendur dhe reliev të thepisur.

Pas gati 10 orë kërkimesh është bërë e mundur lokalizimi i turistit në afërsi të fshatit Draçove. Kanë qenë specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të cilët kanë gjetur turistin amerikan që është në gjendje të mirë shëndetësore.

EMISIONET