Ceremonia e hapjes së Botërorit në rrezik…

Ceremonia e hapjes së Kupës së Botës, ku do të marrin pjesë disa artistë si Shakira, J Balvin dhe Burna Boy, në stadiumin Azteca (Qyteti i Meksikës), është nën kërcënimin e protestave.
Janë planifikuar demonstrata masive me qëllim paralizimin e kryeqytetit meksikan, gjë që ka çuar në mobilizimin e më shumë se dhjetë mijë agjentëve të sigurisë.
Grupe protestuesish, të përbëra nga mësues, punonjës transporti, fermerë dhe familje të personave të zhdukur, po përdorin sloganin: "Nëse nuk ka zgjidhje, nuk ka punë."
Plani është të shfrytëzohet prania e mijëra turistëve dhe dukshmëria ndërkombëtare për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet.
