FOTOLAJM/ Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

FOTOLAJM/ Karriget boshe në protestë që simbolizojnë

Një skenë simbolike ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave gjatë protestës së sotme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të improvizuzra fenomenin e largimit masiv të të rinjve, organizatorët kanë vendosur disa karrige bosh në mes të protestës, secila e shoqëruar me mbishkrime që tregojnë destinacionet kryesore të emigracionit, Angli, Gjermani, Belgjikë dhe Austri.

Përmes këtij gjesti, pjesëmarrësit kërkuan të përçojnë mesazhin se largimi i brezit të ri nuk është një zgjedhje e lirë, por pasojë e politikave që nuk ofrojnë mundësi për zhvillim brenda vendit.

 

EMISIONET