Botërori i pafat/ Maroku mbetet pa dy lojtarë kryesorë dy ditë para debutimit

Botërori i pafat/  Maroku mbetet pa dy lojtarë kryesorë dy

Kombëtarja e Marokut ka marrë një goditje shumë të rëndë vetëm dy ditë përpara debutimit të saj zyrtar në Kupën e Botës 2026, ku do të përballë gjigantët e Brazilit.

Federata Marokene e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi anësor i Real Betis, Abde Ezzalzouli, dhe mbrojtësi kryesor i Olympique de Marseille, Nayef Aguerd, janë detyruar të tërhiqen nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve serioze.

Për të zëvendësuar dy shtyllat e skuadrës, stafi teknik ka thirrur me urgjencë futbollistët Amine Sbai dhe Marwane Saadane, të cilët kanë udhëtuar menjëherë dhe i janë bashkuar pjesës tjetër të ekipit në kampin stërvitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mungesa e Ezzalzouli-t dhe Aguerd-it nënvizon një problem të madh taktik për "Luanët e Atlasit", të cilët vijnë në këtë turne me ambicie të mëdha dhe me synimin e qartë për të përsëritur paraqitjet e tyre historike në arenën ndërkombëtare.

EMISIONET