Bilanci i Ebolës rëndohet në Kongon Demokratike: 29 raste të reja brenda 24 orëve, afro 200 viktima

Bilanci i Ebolës rëndohet në Kongon Demokratike: 29 raste të

Republika Demokratike e Kongos njoftoi sot se numri i rasteve të konfirmuara me Ebola është rritur në 837, pasi u regjistruan 29 raste të reja në 24 orët e fundit .

Nga këta pacientë, 196 kanë humbur jetën, bazuar në të dhënat qeveritare.

Ndërkohë, zëvendëspresidentja e Ugandës, Jessica Alupo, bëri thirrje sot për heqjen e kufizimeve “të papërshtatshme” të udhëtimit për bashkëqytetarët e saj, duke argumentuar se vendi e ka vënë nën kontroll epideminë.

“Ne kurrë nuk kemi eksportuar ndonjë epidemi. Ne kurrë nuk do ta eksportojmë këtë”, tha ai në një telekonferencë të udhëheqësve afrikanë dhe donatorëve mbi krizën e Ebolës.

“Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që kanë vendosur kufizime të papërshtatshme për qytetarët e Ugandës t’i heqin ato, sepse Uganda e ka kontrolluar në mënyrë efektive Ebolën”, theksoi ai.

EMISIONET