"453 kg uranium iranian duhet të dorëzohen"/ Topollaj: Ose të asgjës*hen për të shmangur rrezikun bërthamor
Në studion e Ora News ishte i ftuar diplomati Spartak Topollaj, i cili ka dhënë analizën e tij lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe për programin bërthamor iranian.
Sipas Topollajt, pas ngjarjeve që kanë tronditur udhëheqjen iraniane, vëmendja është përqendruar te e ardhmja e programit bërthamor dhe rezervat e uraniumit të pasuruar që zotëron Irani.
"...me vdekjen e tij u zëvendësua nga një tjetër Ajatollah, Ali Khamenei. Pikërisht ai që u vra rreth tre muaj më parë nga bombardimet amerikane, ku u zhdukën dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe u plagos rëndë dhe u gjymtua biri i tij..."-tha ai.
Diplomati u ndal edhe te çështja e rezervave të uraniumit, të cilat sipas tij përbëjnë pikën më të ndjeshme në negociatat ndërkombëtare.
Sipas tij, një nga opsionet që po diskutohet është vendosja e materialit bërthamor nën kontroll ndërkombëtar ose asgjësimi i tij, me qëllim shmangien e përdorimit për qëllime ushtarake.
"...që rezervat e uraniumit që konsiderohen rreth 453 kilogramë, ose të dorëzohen ndërkombëtarisht në një institucion apo në një vend që do të miratohet, ose të asgjësohen. Amerikanët dhe Presidenti Trump ngulin këmbë që ky material të dorëzohet ose të asgjësohet, që të mos përdoret më sidomos për qëllime ushtarake..."-shtoi diplomati.
Topollaj vlerësoi se çështja e uraniumit mbetet elementi kryesor në raportet mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa çdo marrëveshje e mundshme do të varet nga mënyra se si do të trajtohen rezervat ekzistuese të materialit bërthamor.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:


