Aksident i rëndë në Dhërmi/ Përplasen dy makina "kokë më kokë", 4 të plagosur dërgohen me urgjencë në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2026, 17:02

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në Dhërmi, ku janë plagosur katër persona.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

