Iran-SHBA/ Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Pakistani nuk nënshkruhet nesër, shtyhet diskutimi

Iran-SHBA/ Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Pakistani nuk

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ismail Baghaei, ka bërë të ditur se memorandumi i mirëkuptimit i ndërmjetësuar nga Pakistani mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të nënshkruhet nesër dhe se aktualisht nuk përfshin çështjen bërthamore.

Sipas tij, dokumenti nuk përbën një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, por një kuadër të përgjithshëm që synon vendosjen e parimeve për uljen e tensioneve dhe ndaljen e konflikteve ekzistuese.

Ai ka bërë të ditur se në këtë fazë fokusi kryesor është përfundimi i konflikteve në disa fronte, ndërsa çështja bërthamore nuk është pjesë e diskutimeve aktuale dhe do të trajtohet në një fazë të mëvonshme, brenda 60 ditëve.

Baghaei ka kujtuar se negociatat kanë nisur rreth dy muaj më parë me ndërmjetësim pakistanez dhe kanë vijuar pas armëpushimit të 10 prillit, por janë shoqëruar me vështirësi për shkak të qëndrimeve të ndryshme të palëve.

Ai ka shtuar se në bisedime janë trajtuar edhe çështje të lidhura me sigurinë e anijeve tregtare iraniane dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Sa i përket nënshkrimit të dokumentit, ai ka bërë të ditur se ende nuk ka një datë të përcaktuar, duke lënë të hapur mundësinë që marrëveshja të finalizohet në ditët në vijim.

EMISIONET