E KISHTE KTHYER FERMËN NË SHTËPI BARI/ Zbulohet k*nabisi dhe a*më, arrestohet shqiptari 63-vjeçar

Karabinierët në Itali kanë arrestuar një 63-vjeçar shqiptar në Luginën Fontanabuona, pas zbulimit të një serre me kultivim kanabisi dhe një arme zjarri në banesën e tij.
Sipas autoriteteve, ndërhyrja ka nisur pas një kontrolli rutinë në zonat e izoluara të luginës, ku efektivët kanë vënë re një shtëpi ferme të dyshimtë.
Gjatë kontrollit, në ambientet e brendshme është gjetur një strukturë e mirëorganizuar për kultivimin e kanabisit, e pajisur me panele diellore dhe sistem ventilimi. Brenda serrës u sekuestruan mbi 2.3 kilogramë kanabis i paketuar, bimë të prera dhe dhjetëra vazo të përgatitura për kultivim të ri.
Në banesë është gjetur gjithashtu një armë automatike e tipit “Grease Gun” (M3), e shoqëruar me karikatorë dhe municion kalibri 9×19.
Arma po i nënshtrohet ekspertizës balistike për përcaktimin e gjendjes dhe funksionalitetit të saj.
63-vjeçari u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për kultivim dhe posedim droge me qëllim shitjeje, si dhe për mbajtje të paligjshme të armës dhe municionit.
Më pas, gjykata e Genovës ka vërtetuar masën e sigurisë, duke e lënë të dyshuarin në arrest shtëpiak ndërsa hetimet vijojnë.


