Tërmet 7.8 ballë në kufirin Turqi-Siri, mbi 3000 të vdekur
NË PËRDITËSIM/ Mbi 3000 viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur janë konfirmuar deri në orë 21:33 nga pas tërmetit me magnitudë 7.8 me epiqendër në provincën Gaziantep në kufirin mes Turqisë e Sirisë.
2316 viktima dhe 13293 të plagosur vetëm në Turqi.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën mijëra godina të shembura.
Nata do të jetë e vështirë për mijëra e mijëra banorë që kanë mbetur pa çati mbi kokë.
Ishte ora 04:17 e mëngjesit të së hënës me orën lokale kur u shënua një prej tërmeteve më të forta të 100 viteve të fundit në rajon.
Lëkundja e zgjati për më shumë se 1 minutë e gjysmë.
Magnituda ishte 7.8 sipas shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Pamjet e para ende në errësirë zbuluan përmasat e asaj që mund të rezultojë një prej tragjedive më të rënda për shkaqe natyrore.
Kur doli dielli gjerat u bënë më të qarta në 10 qytete rreth epiqendrës.
Mijëra ndërtesa ishin rrënuar menjëherë pas goditjes së tërmetit duke zënë nën ta njerëz.
Godina të tjera si ky pallat u rrëzuan disa orë më pas.
Ishin banorët që nisën fillimisht të kërkonin të mbijetuar.
Orë më pas nisën operacionet e specializuara të kërkim-shpëtimit që arritën të nxjerrin nga rrënojat e betonit fëmijë e banorë të tjerë të mbijetuar mes kushteteve të vështira atmosferike.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan shpalli zi kombëtare deri në 12 shkurt.
“Kjo është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939”, tha Erdogan deklaratën e parë zyrtare, nga ku garantoi se shteti do të marrë çdo masë për tu përballur me situatën e vështirë me të cilën po përballet.
Në anën siriane të kufirit tërmeti goditi rajone ku jetojnë të zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit për shkak të luftës civile.
Pasojat janë të rënda.
Të plagosurit rrezikohen nga mungesa e shërbimit mjekësor, ndërsa autritetet s'kanë kapacitete për tu ardhur në ndihmë.
Në mes të luftës për mbijetuarit, lëkundjet vijojnë.
Disa lëkundje ku më e forta me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter u shënuan gjatë ditës.
Dridhjet janë ndjerë edhe në Egjipt, Qipro dhe Liban.
ORA 11:17 Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm në Turqi u ndien deri në Izrael
ORA 11:08 SHBA: Të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme
ORA 11:14 Si u paralajmërua 10 muaj më parë tërmeti i sotëm nga sizmiologu turk
ORA 09:09 Bota solidarizohet me Turqinë, mesazhe ngushëllimi nga liderët për tërmetin shkatërrues
ORA 08:49 Tërmeti me mbi 284 të vdekur, ekipe shpëtimi nga Holanda dhe Rumania drejt Turqisë
ORA 07:48 Rritet frikshëm numri i të vdekurve në kufirin Turqi-Siri, mbi 912 të vdekur, mbi 2900 të plagosur
Lëkundjet zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 1014 në Turqi.
Kahramanmaraş: 191
Gaziantep: 200
Shanliurfa: 27
Dijarbakır: 41
Adana: 43
Adiyaman: 20
Osmaniye: 131
Hataj: 250
Kilis: 13
Malatia: 98
Këto shifra janë sipas "informacioneve të para të marra nga SAKOM (Qendra e Koordinimit të Emergjencave dhe Krizave të Ministrisë së Turqisë)", tha AFAD.