Tërmeti në kufirin Turqi-Siri, flasin të mbijetuarit: Frikë janë pasgoditjet dhe moti i ftohtë, po rrimë në rrugë

Tërmeti në kufirin Turqi-Siri, flasin të mbijetuarit: Frikë

Özgül Konakçı, një 25-vjeçare që jeton në Malatya, i mbijetoi tërmetit, por tha se pasgoditjet dhe moti i ftohtë ishin shqetësues.

“Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë. Është shumë ftohtë dhe po bie borë tani. Të gjithë janë në rrugë, njerëzit janë të hutuar se çfarë të bëjnë. Pak para syve tanë, xhamat e një ndërtese shpërthyen nga pasgoditjet”, tha ajo për BBC Turkish.

Zonja Konakci dhe vëllai i saj ishin duke fjetur në divan kur ra tërmeti.

“Ne pame njëri-tjetrin dhe thamë: ‘A po dridhesh?’ Pashë llambën, dukej sikur do të shembet. Sapo morëm nipin tim trevjeçar, u dolëm me vrap jashtë.”

Ndërtesa ishte dëmtuar, tha ajo. Por aty pranë, pesë ndërtesa përreth u shembën.

Ajo shtoi se trafiku në qytet është i mbingarkuar pasi njerëzit ishin të dëshpëruar për t'u larguar nga ndërtesat mes frikës së pasgoditjeve

EMISIONET