Rritet frikshëm numri i të vdekurve nga tërmeti në kufirin Turqi-Siri, 912 të vdekur, mbi 2900 të plagosur
Tërmeti i mëngjesit të së hënës në kufirin Turqi-Siri ka lënë të vdekur 912 persona e mbi 3000 të tjerë të plagosur.
Lajmi u konfirmuar nga presidenti turk Erdogan.
Nuk e dimë ende se sa viktima ka pasur në provincat e kontrolluara nga rebelët.
Një burrë i tha BBC-së se ishte i bindur se familja e tij do të vdiste kur tërmeti tronditi banesën e tyre të katit të 5-të në qytetin jugor turk të Adanas.
"Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ne u lëkundëm për afër një minutë," tha Nilüfer Aslan.
Ai përshkroi thirrjen e të afërmve në dhomat e tjera.
“I thashë ka një tërmet, të paktën të vdesim bashkë në të njëjtin vend’... Ishte e vetmja gjë që më shkoi në mendje”.
Kur tërmeti pushoi, Aslani iku jashtë - "Nuk mund të merrja asgjë me vete, po qëndroj jashtë me pantofla" - për të parë se katër ndërtesa që rrethonin të tijën ishin shembur.