Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, SHBA: Të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme
Tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të sotëm në kufirin Turqi-Siri ka lënë të vdekur mbi 670 persona e 2900 të plagosur.
Dëme të shumta raportohen dhe në ndërtesa, infrastrukturë, rrugë etj.
Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të SHBA, deklaroi sot se SHBA është gati të ofrojë cdo ndihmë të nevojshme për dëmet e shkaktuara nga tërmeti 7.8 ballë.
"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet e tërmetit të sotëm shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme.
Presidenti Biden ka udhëzuar USAID-in dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë mundësitë e reagimit të SHBA për të ndihmuar ata që janë më të prekurit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me qeverinë e Turqisë."