BOOM denoncon kushtet skandaloze të transportit fëmijëve, institucionet arsimore "dorëzohen" para kaosit

BOOM denoncon kushtet skandaloze të transportit fëmijëve,

Dje në emisionin BOOM kemi transmetuar kushtet skandaloze se si behej transporti i fëmijëve në shkollën ‘Vat Bushi’ Lalëz.

Me pas gazetarja e BOOM ka shkuar te Zyra Vendore e Arsimit Para-Universitar për të folur në lidhje me kushtet e transportit dhe për të pyetur se përse nuk i paguhet i plotë transporti i fëmijëve në fshatin Likmetaj.

Specialisti shprehet se marrëveshjen me transportin nuk e kryen ky institucion.

"Le të vijnë njëherë me letër dhe me dokumente si është. Nuk kanë shkuar jnë ditë, ditën e dytë shkuan në shkollë. Ne i kemi vënë tarifë sipas ligjit. Për 1-12 km është tarifa 890 lekë. Tani e kemi çuar te Bashkia. Aty bëhet fjalë vetëm për 10 deri në 12 fëmijë që nuk e përballon transporti normal. Kjo nuk ka lidhje me ne. Ato kanë kuar edhe diçka tjetër, veçse asaj që japim ne. E kam zgjidhur problemin, se më erdhën edhe ata të transportit. Por licencat nuk i japim ne, i jep bashkia. Presim bashkinë që ta miratojë, se nuk e dimë se kush është kompania."

Duhet të shkojmë te Bashkia për të pyetur, sepse Bashkia bën pjesën e llogaritjes së distancës nga vendbanimi deri te shkolla.

Specialisti pranon problematiken që ekziston në lidhje me transportin e nxënësve në fshatin Likmetaj, por shprehet se kjo çështje u zgjidh.

Një përfaqësues i Bashkisë Durrës na sqaron se marrëveshjen me mjetet e transportit të fëmijëve nuk i kryen ky institucion.

"Bashkia nuk ka lidhje fare me transportin, se lekët i jep ministria e Arsimit. Me vendim qeveria transporti i takon zyrës arsimore. Kjo është përgjigje zyrtare, me transportin merret ZVAP-ja. Largësia është miratuar nga në vitin 2016. Pagesat i bën ministria e Arsimit. Këto i kontrollon ZVAP-ja sipas kushteve të ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19."

Aty thonë se specialistet do të verifikojnë rastin, por nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie në lidhje me transportin e fëmijëve që bëhet jashtë çdo kushti ndërkohë që numri i personave të infektuar sa vjen e rritet në vend.

Realiteti i  sistemit arsimor nuk janë vetëm shkollat e rindërtuara dhe videot e bukura që Ministria e Arsimit publikon në rrjetet sociale, pjesë e realitetit është edhe kjo shkollë ku mungon edhe gjeja më kryesore, uji .

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/boom-kushtet-skandaloze-te-transportit-te-femijeve-ne-shkollen-vat-bushi-lalez/

Vendi Lajme Lajmi i fundit boom femijet Aktualitet kuushtet skandaloze dorezohen

EMISIONET