Bëhet e ditur se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka përgatitur letrën e dorëheqjes.

Lajmin mbi dorëheqjen e tij e kanë bërë të ditur tre zyrtarët e mbrojtjes.

Një praktikë e tillë nuk është e pazakontë për Kabinetin që bën gati letrat e dorëheqjes gjatë tranzicionit presidencial, duke i dhënë kështu mundësinë komandantit suprem mundësinë t’i ndërrojë ata gjatë mandatit të tij të dytë.

Dhe është pikërisht presidenti ai që vendosë nëse do të pranojë letrat e dorëheqjes, dhe ky proces zakonisht ndodh pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe bëhet i ditur fituesi.