All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Beogradi e akuzon Ramën për “pretendime territoriale”

Beogradi e akuzon Ramën për “pretendime territoriale”

“Serbia i dënon në mënyrën më të rreptë pretendimet territoriale të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i paraqiti në takimin e sotëm në Prishtinë”, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

All - Paragraf - 3

“Do të ishte pakrahasueshëm më e dobishme sikur Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të kishin dërguar mesazh pajtimi dhe po të kishin treguar dëshirën për bashkëpunim”, ka thënë ai, njofton FoNet.

Sot në Prishtinë është mbajtur mbledhja ndërqeveritare Kosovë – Shqipëri.

Edi Rama, në të, ndër të tjera në këtë mbledhje ka thënë: “Shqiptarët bashkimin kombëtar do ta bëjnë në Bashkimin Evropian”.

All - Paragraf - 8

Mediet serbe e citojnë kryeministrin e Shqipërisë të ketë thënë: “Një territor, një popull, një gjuhë, një ëndërr”.

 

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET