Basha në RTV Ora: Rama futi në Kuvend persona me rekorde kriminale, me 25 prill do paguajë faturën

Basha në RTV Ora: Rama futi në Kuvend persona me rekorde kriminale, me

Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Rama qysh në zgjedhjet e vitit 2013 futi në parlament persona me rekorde kriminale.

Sipas Bashës, Rama do të përballet me faturën për shkak të përfshirjes së këtyre personave në 25 prill.

Basha: Ka një diferencë si nata me ditën. Ju e dini që PD mundësia ligjin për dekriminalizimin së bashku me SHBA-në. Edi Rama është kapur me presh në duar kur solli 19 deputetë me rekorde kriminale në vitin 2013. Në vitin 2015 solli persona me rekorde, po ashtu edhe në 2017 dhe në 2019, ku ishte një farsë, por ai sërish nuk hoqi dorë nga personat me rekorde kriminale.

Sot Rama do të përballet me faturën për shkak të përfshirjes së këtyre personave, pasi këto 8 vite kanë qenë vitet më të dështuara, gjë të cilën e kanë paguar shqiptarët. Kjo është fatura që do të paguajë Rama në 25 prill.

Lexo edhe: Basha: Në këto 8 vite aleanca mes pushtetit dhe krimit të organizuar ka qenë e pandërprerë

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit kuvend basha fature rekorde kriminale

EMISIONET