Banderola gjigande në sheshin Nënë Tereza, aktivistët në aksion: Të mbrojmë Vjosën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2021, 12:37
Aksioni për mbrojtjen e lumit Vjosa ditën e mërkurë u zhvendos në Sheshin Nënë Tereza ku disa aktivistë përmes një banderole të madhe në shesh përcollën mesazhin "VJOSA NATIONAL PARK NOW".
Në fotot e siguruara nga LSA shihet dhe momenti kur Presidenti i vendit Ilir Meta ka shkuar për të përshëndetur këta aktivistë ku gjithashtu shfrytëzoi dhe rastin për të përsëritur apelin për mbajtjen e duarve larg nga vota e çdo qytetari në zgjedhjet e 25 prillit.
