Vatër e re infeksioni në Petrelë, 5 persona me COVID-19 nga e njëjta familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2020, 13:26

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 11 raste të reja me Covid-19 në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një vatër të re infeksioni në Petrelë.
Burimet bëjnë të ditur se 5 nga 11 personat janë të të njëjtit trung familjar.
Kryeqyteti kryeson listën e personave të infektuar me 237 raste. Ndërkohë në total në gjithë Shqipërinë numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 494.
Deri tani betejën me koronavirusin e kanë humbur 25 persona.