Shqipëria nis drejt Italisë edhe 60 mjeke dhe infermierë të tjerë për të ndihmuar për Covid

Shqipëria nis drejt Italisë edhe 60 mjeke dhe infermierë të

Pas 30 mjekëve dhe infermierëve që u dërguar në fazën e  parë drejt Italisë në ndihmë të stafit mjekësor për përballimin e emergjencës së koronavirusit, Shqipëria ka nisur sot edhe 60 mjekë dhe infermierë të tjerë drejt Romës.

Françeska, infermiere nga Fieri, tha për Rtv Ora se aplikimi ka qenë spontan pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për t'iu bashkuar luftës kundër Covid-19.

"Duke parë situatën e krijuar si ktej dhe në Itali doja të ofroja ndihmën time. Më vjen mirë që kërkesa ime u miratua, jam shumë e lumtur.Punoj në një klinikë në Fier. Jemi rreth 60 veta mjekë dhe infermierë. Mbërritjen e kemi në Romë, se ku do të shpërndahemi pastaj nuk e di".

Ajo thotë se kjo ka qenë një zgjedhje personale e saj dhe se iu desh punë për të marrë miratimin e familjes.

"Familjarët nuk ishin dakord, ishin pak të trembur për shkak të situatës dhe që dëgjojnë.Me pak mundim e pranuan."

E pyetur nëse e ka bërë testin për Covid-19, ajo u përgjigj:

"Jo nuk e kam bërë, besoj se nuk jam e prekur."

Pak orë para se të niseshin drejt Romës, infermierët e reja tregojnë se aktualisht nuk ishin në punë, por kanë qënë në listë pritjeje.

Fakti që do të shërbejnë në spitalet më të prekura nga koronavirusi ka shqetësuar prindërit e të rinjve.

Por nuk kanë munguar as rastet, për të cilat janë thërritur vetë nga Ministria e Shëndetësisë për qënë pjesë e ekipit shqiptarë të cilët do të shërbejnë në spitalet italiane.

Pas më shumë se tre orë qëndrimi në aeroportin e Rinasit, të rinjtë shqiptarë janë pajisur me veshjet speciale mbrotjtëse.

Infermierët e rinj janë përcjellë drejt Romës nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Ministri i Jashtëm italian këtë vendim të qeverisë e ka cilësuar dhuratë të dytë nga Shqipëria.


EMISIONET