“Niçja”,“Titi”, Cine” dhe "Kiçi", pseudonimet e të fortëve të arrestuar në Shijak

“Niçja”,“Titi”, Cine” dhe

Zbardhen pseudonimet e personave të arrestuar si pjesë e disa  grupeve kriminale që kanë vepruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, si edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian si Hollandë, Gjermani, Itali, Turqi 

Pesë prej të arrestuarve mbajnë nga 2 emra si dhe njihen me pseudonime si “Nita” “Çakja”, “Xhevi”.

Drejtori i Policisë së Shtetit doli sot në një konferencë për median ku informoi për 18 persona të  arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale . Mes tyre janë dhe të ashtuquajturit "Të fortët e Shijakut" 

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku; 
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana; 
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

EMISIONET