Nga Italia Ferdinand Shehu flet për RTV Ora: 1.5 milonë eurot nga shitja e hotelit

Nga Italia Ferdinand Shehu flet për RTV Ora: 1.5 milonë eurot nga

Në një prononcim telefonik për RTV ORA, ish drejtori i ALUIZNI-t të Tiranës, Ferdinand Shehu i quan të pavërteta deklarimet e policisë se shuma prej 1. 5 milionë euro është përfituar nga burime të paligjshme.

"1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli " është shprehur ai në një prononcim për RTV Ora.

Sipas policisë,  nëpërmjet një banke private, Shehu kishte  tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat".

Vetë Shehu i cili ndodhet në Itali në prononcimin telefonik për RTV Ora e quajti transaksion që po kryhej në përputhje me ligjet shqiptare  dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithçka.

"Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime.Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime" u shpreh ai.

Ferdinand Shehu ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane në vitet 2006 - 2011

Ndërkohë në 2011 me firmën e kreut të ALUIZNI-të asaj kohe, Shaban Memia u shkarkua nga posti i  Drejtorit të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndertimeve Informale për Tiranën me motivacion mungesa e integritetit personal.

EMISIONET