Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë kërcënim, nën vëzhgim grupi që tentoi puçin

Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News (30 prill 2018) përsëriti se Turqia është një vend mik dhe partner strategjik për Shqiëprinë dhe kjo nuk ka asnjë rrezik sepse kur vjen puna tek politika e jashtmem, ajo është totalisht e linjëzuar me Bashkimin Europian por konfirmoi se qeveria po mban nën vëzhgim grupin që tentoi të kryente grusht shteti në Turqi. 


Ilva Tare: David Phillips, i cili është ekspert i politikës së jashtme në ShBA, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, në një intervistë të disa ditëve më parë për Zërin e Amerikës është shprehur se ju duhet të merrni seriozisht kërcënimet ndaj sovranitetit që vijnë nga Rusia dhe Turqia. Duhet të mbani qëndrime të qarta për aleancat tuaja, jo të kërceni në dasma në Ankara apo ti thoni Merkel se nëse Shqipëria nuk integrohet në BE do ketë rritje të islamizmit, ndërkohë që po ndërtohet një xhami 30 milionë dollarëshe në Tiranë dhe financohet nga Turqia. Zgjidhni, ka thënë Phillips ndër të tjera, do jeni me ShBA apo do të luani me të dyja palët? Pra do jetë një Shqipëri pro perëndimore apo pro islamiste?

Edi Rama: Unë kam një marrëdhënie shumë pozitive me profesorin dhe nuk kam cfarë të zgjedh mes këtyre të dyjave. Unë do zgjidhja një kafe me profesorin dhe ta diskutoj me të se sa larg është profesori me këtë përshkrim të realitetit që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Nëse do i merrnim me rradhë.

Ilva Tare: Marrim kërcimin në Ankara.

Edi Rama: Së pari, unë nuk i kërkoj leje dhe nuk i jap llogari asnjë profesori dhe asnjë tjetri se në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma. Nuk kam kërcyer ndonjëherë se për fat të keq nuk e kam atë talent. Së dyti, jam ndjerë i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës. Së treti, marrëdhëniet tona me Turqinë nuk përbëjnë në asnjë rast, jo kërcënim të sovranitetit dhe asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori, që është një njohës jo i keq i cështjeve të rajonit duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur. Dhe deklarimi i pavarësisë në parlamentin e Kosovës është ndjekur nga qeveria turke dhe kryeministri i atëherëshëm , presidenti i sotëm i Turqisë live në tyrezën e qeverisë, në momentin që kur të deklarohet pavarësia, të ngrihet dora për të njohur Kosovën. 

Nga ana tjetër, Profesori e di shumë mirë që Shqipëria është një vend ku jetojnë të krishterë dhe myslimanë.Nëse të krishterët katolikë morën katedralën e tyre në Tiranë dhe nëse të krishterët ortodoksë morën katedralën e tyre në Tiranë, myslimanët e këtij vendi meritonin të kishin tempullin e tyre të barasvlefshëm, as më të madh as më të vogël me këta tempuj të tjerë. Besoj se është bërë gjëja e duhur. Sa i përket financimit, profesori duhet ta dijë se ky është një financim i dhënë nga Komuniteti Mysliman Turk dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komunitetit mysliman nuk varet nga qeveria e Shqipërisë. Nuk merr leje nga kryeministri nëse merr apo jo financime, mjafton që financimet mos jenë nga terrorizmit. Me keqardhje them për profesorin se këto janë brockulla. Sa i përket kërcënimit, më ka ardhur për të vjellë, këtu në Tiranë. Nuk kam thënë do ketë rritje të islamizmit. Më vjen për të vjellë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit mediatik që flasin për shantazhim të Europës.

Organizata FETO? Rama: Personat që përbëjnë rrezik për sigurinë i kemi nën vëzhgim

Tare: Ka një grup që konsiderohet si terroristë, është grupi Feto, ju thanë që po mbahen në vëzhgim. Mund të ketë një skenar si ai i Kosovës që këta persona të arrestohen dhe deportohen  në Turqi. A do ta bëni këtë?.

Rama: Unë nuk flas më nëse. Unë di të them që ai rrjet që organizoi përmbysjen me dhunë të një qeverie të zgjedhur në Turqi është një rrjet i rrezikshëm. Kur vjen puna tek Shqipëria, në sigurisht që njerëz të cilët supozohen të lidhur me atë rrjet i mbajmë në vëzhgim.

Tare: Nëse Turqia jua kërkon cfarë do bëni?

Rama: Nuk është me nëse kjo. Unë nuk kam prirjen që ti konsideroj ato që ndodhën në Turqi si gjëra që mund të kalohen lehtë. Sepse bëhet fjalë për një rrjet që penetroi në nivelet më të larta të Shtabit të përgjithshëm, të policisë, drejtësisë dhe arriti të tentonte atë që pa gjithë bota

Tare: A keni një listë me emra të dërguar nga Turqia?

Rama: Nuk jemi duke folur këtu për gjëra që janë muhabete kafesh. Unë di të them që jemi të vëmendshëm dhe nuk do ta toleronim kërcënimin e sigurisë tonë.

Tare: A ka një problem nga ana e Erdogan me kreun e KMSH dhe a është kushtëzuar përfundimi i financimeve të xhamisë me ndryshime ne drejtimin e Komunitetit?

Rama: Këtë të kushtëzimit të financimeve unë nuk e imagjinoj si mund të kushtëzohet, ndërkohë që sa i përket KMSH është i pavarur dhe unë nuk ndërhyj në punët e KMSH

Tare: Nuk keni një kërkesë konkrete ?

Rama: Çlidhje kam unë dhe qeveria si organizohet KMSH


Lexoni intervistën e plotë


EMISIONET