Ambasada ruse në Shqipëri: Sulmet në qytetin sirian Idlid nuk erdhën nga forcat ajrore ruse
Në një reagim zyrtar, Ambasada e Rusisë në Shqipëri, ka komunikuar se forcat ajrore ruse nuk janë përgjegjëse për një sulm të ndërmarrë mbi qytetin sirian Idlib, nga i cili mbetën të vrarë 23 persona. Duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes së Rusië, ambasada sqaron se forcat ajrore të vendosura në Lindjen e Mesme nuk kanë kryer asnjë veprim ushtarak mbi këtë qyteti dy ditë më parë. Ata kritikojnë edhe Vëzhguesin sirianë të të drejtave të Njeriut, një organizatë mbikqyrëse, e cila fajësoi Rusinë për sulmin.
Ambasada e Rusisë në Shqipëri, përmes një komunikate për mediat, ka sqaruar se bombardimi i dy ditëve më parë i qytetit sirian Idlib, nga i cili mbetën të vrarë 23 qytetarë të pafajshëm nuk është kryer nga forcat ajrore ruse. Duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtes, ambasada ruse komunikon se forcat ajrore të Rusisë nuk kanë kryer asnjë veprim në këtë zonë të Sirisë, më datë 31 Maj. Ata shtojnë se përpos kësaj, objektivi i vetëm i ushtrisë kanë qënë gjithmonë objektet e infrastrukturës ushtarake të organizatëve terroriste si dhe ato të industrisë së naftës që shfrytëzohet nga këto grupime.
Mediat ndërkomëtare, duke cituar Vëzhguesin sirian të të drejtave të njeriut, një organizatë e cila është formuar dhjetë vite më parë dhe mbikqyr pikërisht respektimin e të drejtave të njeriut, raportuan se 23 persona kishin humbur jetën pas një bombardimi të forcave ajrore ruse. Megjthatë, ambasada ka vënë në pikëpyetje edhe besueshmërinë ndaj kësaj organizate, për të cilën thotë se përbëhet vetëm nga dy persona dhe drejtohet nga një person i pakualifikuar në gazetari.
Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, është cituar shpesh herë nga mediat më të njohura botërore përfshirë agjensitë reuters, BBC, CNN, etj.
