Aksident në dalje të Lezhës, plagosen rëndë një djalë dhe një vajzë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Lezhës.
Një mjet tip "Range Rover" është përplasur me një mjet tjetër, tip "Pegouat ".
Si pasojë e përplasje janë plagosur një vajzë dhe një djalë të cilët sipas informacioneve paraprake janë në gjendje të rëndë.
"Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip "Range Rover" me drejtues shtetasin K.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj., dhe pasagjere D.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme." - njofton policia.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po mundohet të zbardhë dinamikën e aksidentit.


