Rama: Rezoluta e PPE, një mal broçkulla të përsëritura, boria e parë e humbjes
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” reagoi në lidhje me lidhje me rezolutën e miratuar nga grupi i Partive Popullore Europiane (PPE) e hartuar nga Partia Demokratike.
Kreu i qeverisë iu përgjigj çdo shqetësimi të opozitës të reflektuar në rezolutë kryesisht në lidhje me procesin zgjedhor.
Rama tha se rezoluta e PD-së ishte si boria e parë e humbjes, ndërsa e cilësoi si një mal me broçkulla të përsëritura sa herë ka pasur zgjedhje.
Sipas Ramës, këtë herë ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme ka një strukturë të Posaçme siç është SPAK që po heton në terren krimin zgjedhor.
Edi Rama: "Kemi disa gjëra për të folur, duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletë rrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe prokurime favorizuese për socialistët, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi legal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje.
E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë që është SPAK që është në terren dhe është në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve që ma ha mendja se janë lumë, se kur lexon këto fletërrufe se është e mbështetur në denoncime të stilit të kënetës.
Denonco, fillo presionin, vë nën dritën e projektorëve prokurorët, detyroji të fillojë procese, deri kur ajo që ti kërkon të marrë trajtën e hetimit dhe në momentin që fillon hetimi ti shpall fajtorin, përpara se të nxjerrë hetimi.
Duke qenë se kam qenë vetë pre e një kallëzimi të rremë jam e qartë se si zhvillohet e gjitha. Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit.
Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.
Prokurime, jo favorizuese, po s’ka fare. Shqipëria gjendet e para për integritetin e prokurimeve në rajon dhe këtë e thotë KE. Mediat janë në pozitat më abuzive në raport me popullin.
Sa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, nuk di cili është emërimi iegal.
Siç ndodh në këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës? Me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me fushatën zgjedhore".



