Vrasja e Bujar Çelës, pronari i lokalit për Ora News: Pinte kafen këtu çdo mëngjes, nuk ishte problematik

Vrasja e Bujar Çelës, pronari i lokalit për Ora News: Pinte

Ora News ka siguruar dëshminë e pronarit të lokalit ku u ekzekutua Bujar Çela, mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Ai tha se viktima pinte kafen çdo ditë në mëngjes në lokalin e tij dhe se ishte njeri i mirë, pa probleme.

''Pinte kafen në mëngjes. Nuk ka pasur probleme fare. Ka qenë njëri shumë i mirë. Unë isha brenda kur ndodhi vrasja'', u shpreh ai.

Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, i shumëkërkuari për grabitjen e miliona euroave në aeroportin e Rinasit në vitin 2018, si dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.

Lexoni të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Bujar Çelës.

Vendi Lajme elbasan vrasje Kronike Aktualitet bujar cela

EMISIONET