HAKMARRJA/ Atentati Pogradec, autori i dyshuar u pl*gos nga vëllai i Brian Syzos në 2025-ën, kapet në Përrenjas

Policia ka dhënë detaje të reja për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në Pogradec.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se Nikolla Agolli ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Brian Syzo 35 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, automjeti i autorit të dyshuar është gjetur në afërsi të Qafë-Thanës dhe vete autori eshte prangosur ne Perrenjas
Kujtojmë se Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit në janar të 2025. Sipas informacioneve kjo dyshohet të jetë edhe shkak i ngjarjes së sotme.
Pogradec / Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.
Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


