Veliaj lë përkohësisht qelinë/ Ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2026, 13:17

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ka lënë përkohësisht qelinë.
Shkak për këtë është bërë ardhja në jetë e fëmijës së tij të dytë.
SPAK i ka dhënë kryebashkiakut të arrestuar 48 orë leje për të vizituar fëmijën e tij në maternitetin “Koço Gliozheni”. Gjatë kësaj kohe Veliaj do të jetë i shoqëruar nga policia.
Kujtojmë se pikërisht për shkak të shtatzënisë, bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, iu hoq nga gjykata edhe masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

