EMRI+FOTO/ Të shtëna me armë në Pogradec, pl*goset i riu me precedentë penal

EMRI+FOTO/ Të shtëna me armë në Pogradec, pl*goset i riu me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit, ku një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.

Syzo është një emër i njohur për strukturat e rendit, pasi ka precedentë penalë.

Ai është përfshirë më herët në veprimtari të paligjshme, kryesisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si dhe në disa konflikte të ndodhura në Pogradec.

Pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkaq, mësohet se është  gjetur makina e autorit të dyshuar, Nikolla Agolli, në afërsi të Qafë-Thanës.

Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit në janar të 2025.

EMISIONET