Vjosa park kombëtar, Ministria: S'ka HEC-e të reja, ato që janë nuk zhbëhen
Zv.ministri i Enrgjisë dhe Industrisë Gëzim Musabelliu duke marre në konsideratë një shqetësim të përsëritur të ambientalistëve për ndalimin e ndërtimit te HEC në lumin e Vjosës tha se është vendosur që kjo zone të shpalllet park kombetar. Por ai sqaraoi se çfare është ndërtuar deri tani nga veprat hidrike apo dhe ato që janë në proces nuk mund te zhbehen.
Gëzim Musabelliu: Ne kemi për Vjosën një plan tjetër, planin e parkut kombëtar natyror dhe nuk mund ta kthejmë mbrapsht hidrocentarlin, por ama këtu nuk mund të kthejmë mbrapsht hidrocentaralet që janë në ndërtim, por që nga Kalivaci dhe lart ne nuk do të lejojmë të ndërtohet asnjë HEC tjetër.
Kjo ka ngjallur pakënaësi te Shoqëria Civile e cila ka protestuar gjatë fjalës së zv.ministrit. Elian Tanini protestues aktiv kundër ndërtimit të HEC në Vjose dhe këndit të lojrave të fëmijëve tek liqeni kërkoi pezullimin e ndërtimeve te hidrocentraleve në Vjosë.
Ambasadori Grek Leonidhas Rokanas ofroi mbështetjen e Greqisë në zhvillimin e potencialeve energjitike në vend.
Leonidhas Rokanas: Duke qene se Shqiperia ka potencialeve me te medha hidro energjitike ne Europë por edhe ne bote vetem nje fraksion I saj po perdoret. Shqiperia synon integrimin ne BE dhe Greqia e mbeshtet atë.
Në këtë aktivitet u diskutua mbi mundësitë e Shqipërisë për të rritur prodhimin e energjisë elektrike me burime te brendshme hidrike.
/Oranews.tv/