Vijon rritja e kurbës së pandemisë në Itali, 37,809 raste të reja dhe 446 viktima

Rritet numri i personave të infektuar e i viktimave me Covid në Itali.

Në 24 orët e fundit janë regjsitruar 37.809 të infektuar më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 862.681 e më koeficient progresiv në +4,58% në krahasim me një ditë më parë.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 446, duke e çuar numrin e tyre në 40 038, me një rritje 1.11% më shumë në 24 orët e fundit.

Dita e sotme ka regjistruar një numër mjaft të lartë dhe të personave të shëruar nga Covid 19.

Janë 10.586 më shumë se dje e numri i përgjithshëm i tyre është deri më sot 322.925, më një koeficient rritje+3,4%.

Të infektuar pozitivë aktivë janë momentalisht 499.118, me një rritje me 5,67% më krahasim me një ditë më parë.

Tampone të kryer në 24 orët e fundit janë 234.245 e deri më sot janë kryer gjithsej 16.951.896 tampone.

Bota Lajme Europa koronavirusi ne itali

EMISIONET