Zana Çela lirohet nga detyra si drejtoreshë e TKOB-së, zëvendësohet nga Abigeila Voshtina

Zana Çela lirohet nga detyra si drejtoreshë e TKOB-së,

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka liruar nga detyra Zana Çelën si drejtoreshë e Përgjithshme i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në vend të saj është emëruar Abigeila Voshtina e cila do ta drejtojë këtë institucion nga sot e tutje.

Vendimi i plotë:

Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit popullor

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Znj. Zana Çela, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Abigeila Voshtina emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

EMISIONET