”Louis Vuitton” dizenjon kutinë e Kupës së Botës

Trofeu i Kupës së Botës në finalen e së dielës do të mbahet në një kuti të veçantë të projektuar nga marka luksoze ”Louis Vuitton”, tha organi qeverisës i futbollit, FIFA.
”Firma franceze do të prezantojë bagazhin zyrtar të trofeut të bërë me porosi, të projektuar për të transportuar dhe shfaqur trofeun më ikonik në sport për finalen në Nju Xhersei”, shtoi FIFA në një deklaratë para gjysmëfinales së parë Francë-Spanjë.
Pati kritika të menjëhershme në internet nga tifozët që mendojnë se Kupa e Botës po bëhet shumë korporative.
Por, sipas FIFA-s, ”Louis Vuitton” tashmë ka furnizuar kutinë e trofeut për Kupën e Botës në vitet 2010, 2014, 2018 dhe 2022.
Shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do ta prezantojë trofeun të dielën.

