Lituania ngre alarmin: Rusia po planifikon sulme kritike ndaj infrastrukturës

Lituania ka informacione inteligjence se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë dhe siguri rreth vendeve të energjisë dhe transportit, ka thënë presidenti i vendit, , në një intervistë të botuar të mërkurën.
Nauseda ka thënë se nuk kishte informacion se kur dhe ku ishin planifikuar sulmet dhe po ashtu nuk ka thënë se vendi i tij ishte objektivi.
“Ne kemi sinjale të tilla, të cilat i marrim nga shërbimet tona. Ata nuk e identifikojnë qartë vendin ose kohën, ne dimë vetëm për planifikimin ose qëllimin”, tha ai.
“Mund të jenë mjete të ndryshme që synojnë dëmtimin fizik të infrastrukturës kritike. … Çdo gjë që ndalon funksionimin e këtyre vendeve”, ka shtuar ai.
Ndërkohë Kremlini ka hedhur poshtë paralajmërimin e presidentit lituanez dhe e ka quajtur atë “storie horror”.
Lituania anëtare e NATO-s që ndan kufij tokësorë me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me aleatin e Moskës Bjellorusinë, ka trefishuar shpenzimet e saj për mbrojtjen që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Edhe Polonia në fillim të këtij muaji ka thënë se agjencitë perëndimore të inteligjencës ishin të shqetësuara për rrezikun e sulmeve ruse kundër territorit të saj dhe shteteve baltike.
Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat për planifikim ose kryerje të sabotimeve dhe sulmeve të tjera në vende jashtë Ukrainës, duke thënë se raporte të tilla janë pjesë e një fushate propagandistike anti-ruse.

