Yuri Kim e “pranon” ndërhyrjen: Nëse quhet mbështetja e reformës në drejtësi, atëherë po!

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ajo po ndërhyn në proceset gjyqësore të PD-së.
Yuri Kim shkruan se nëse ndërhyrje do të thotë inkurajimi i gjyqtarëve e prokurorëve dhe mbështetja kundrejt reformës në drejtësi, atëherë po ndërhyn.
Yuri Kim: Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO.
SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë - sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.


