Xheloz për gruan/ Dëshmia e 80-vjeçarit që vrau bashkëshorten e më pas vëllain e tij

Krimi i rëndë në familjen Sinani në fshatin Tervol në Gramsh mendohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie. I moshuari Xhavit Sinani para oficerëve të policisë ka pranuar krimin  e rëndë, por ka dhënë dëshmi kontradiktore për radhën e vrasjeve. Sinani ka pohuar se gruan e ka vrarë duke e mbytur me sëpatë pas torturimit dhe dhunës fizike.

Detaje tronditëse janë zbuluar nga krimi në Gramsh ku Xhevit Sinani vrau pasditen e së premtes bashkëshorten Zegjine Sinani e më pas vëllain e tij Shaqir Sinani.

Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i 80-vjeçari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti” -ka thene i moshuari para hetuesve në dëshminë e tij të parë.

Por në dy dëshmi, vrasësi ka dhënë versione  të ndryshme, ndaj dyshohet se ai vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Në dëshminë e tij të dytë Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, ku dyshohet se e ka mbytur e më pas e ka goditur me sëpatë.

E ndjera kishte 5 djem dhe dy vajza nga martesa me Xhevitin, ndërsa ky I fundit pas krimit makabër, shkoi te krushqit e tij dhe më pas mori në telefon të birin duke rrëfyer ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Do të jetë kryqëzimi i dëshmive të autorit dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes që pritet që të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

EMISIONET