Vr*u gruan dhe priti policinë në banesë/ Gjykata e Shkodrës lë Shtjefën Ziçin në burg, 64-vjeçari refuzoi të fliste para togave

Vr*u gruan dhe priti policinë në banesë/ Gjykata e Shkodrës

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shtjefën Ziçin, 64 vjeç, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi.

64-vjeçari doli para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 9 korrik në Shkodër, ku bashkëshortja e tij humbi jetën brenda banesës së çiftit.

Gjatë seancës, Ziçi nuk ka dhënë dëshmi për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kryerjen e një ekspertize psikike për të përcaktuar gjendjen e të dyshuarit.

Sipas hetimeve paraprake, 64-vjeçari dyshohet se ka përdorur armë gjahu për të qëlluar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka tronditur komunitetin në Shkodër, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pamjet e kamerave zbardhin lëvizjet para krimit
Nga hetimet janë sekuestruar edhe pamje të kamerave të sigurisë pranë banesës së çiftit. Sipas të dhënave të bëra publike, pamjet tregojnë lëvizjet e 64-vjeçarit para momentit të ngjarjes.

Ai dyshohet se ka marrë armën e gjahut, është afruar pranë hyrjes së banesës dhe më pas ka qëlluar bashkëshorten e tij.

Pas ngjarjes, ai ka qëndruar në banesë deri në mbërritjen e policisë, ndërsa hetuesit po analizojnë çdo provë për të përcaktuar dinamikën e saktë të krimit.

Shtjefën dhe Bardhe Ziçi ishin prindër të dy fëmijëve. Ndërkohë, vijojnë hetimet për motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë familjare.

 

EMISIONET