SHTYHET SEANCA/ Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen “Veliaj” kërkon pafajësi: Kam zbatuar urdhrat, s’kam përfituar asgjë

Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen “Veliaj”, Adela Kondakçiu ka paraqitur këtë të hënë konkluzionet e mbrojtjes në seancën gjyqësore.

Juristja ka pretenduar për pafajësi duke kundërshtuar kërkesën e SPAK për dënimin e saj dhe më pas pezullimin për shkak të statustit të bashkëpunëtores.

“Nuk kam bërë asgjë, nuk kam pasur pjesëmarrje, kam zbatuar urdhrat dhe nuk kam përfituar asgjë”, tha Kondakçiu.

Prokuroria e Posaçme tha se Kondakçiu i ka qëndruar atyre që ka thënë më herët, megjithatë u shpreh se janë pretendimet e saj.

Ndërsa mbrojtja e Kondakçiut tha se roli i saj ka qenë kryesisht teknik dhe jo vendimmarrës, për këtë arsye i kërkoi gjykatës që të mos konsiderojë përgjegjëse klienten e saj për kryerjen e veprës penale të “pastrimit të parave”.

“Ajo nuk ka asgjësuar dokumente, nuk ka fshehur dokumente, nuk ka manipuluar servera, librat e shitjes dhe të blerjes, nuk ka penguar hetimit apo të ketë dhënë deklarime të rreme”, tha avokati mbrojtës në seancë.

Në seancën e kësaj të hënë, u bë vetëm mbrojtja e Kondakçiut pasi të tjerët kërkuan kohë të përgatisin mbrojtjen. Seanca e radhës u caktua në 23 korrik, ku do vijojnë konkluzionet përfundimtare avokatët e të pandehurve të tjerë.

Dosja e ndarë e Veliajt që pranuan të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Për të penduarën e drejtësisë Adela Kondakçiu, u kërkua dënimi me 4 vite e 8 muaj, por ndërkohë prokuroria kërkoi që ajo të përjashtohej nga dënimi për shkak se ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

EMISIONET